AKTUALITET, 27 Prill 2023, 16:28

Shkatërrohet sërish varri i Fatmir Haklajt, reagon e motra: Dhe të vdekurve ua keni frikën se mos çohen

Shkatërrohet sërish varri i Fatmir Haklajt, reagon e motra: Dhe

Shkatërrohet sërish varri i Fatmir Haklajt. Persona të paidentifikuar kanë thyer pllakat e varrit të tij.

Ky fakt është bërë i ditur nga e motra, Zylfie Haklaj, e cila ka postuar foto të varrit të shkatërruar në llogarinë “Haklajt e Tropojës”.

“Ju po ngelshi tane kohen ne Koder te varrezave tona se edhe te vdekur ua keni friken a mos po cohen. Na e kena dite qedo ti prishni dhe me qellim i kena punue me dite te sakte kush merret me keto pune. Hajrin ja pafshi punes”, shkruan ajo.