TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Rama i ka cuar një sinjal tjetër pajtimi homologut të tij grek, Kiriakos Micotakis pas mesazhit paqësore që shpërndau duke komentuar darkën e të hënës, ku nuk ishte i ftuar. Në mesazhin e tij në rrjetin social X, Rama shkruan “Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”.
Në fakt, grekët po i kërkojnë të lejojë betimin e Fredi Belerit si kryetar bashkie. Refuzimi i kryeministrit shqiptar për t’ia lënë Himarën Belerit, që është dënuar më parë për përdhosjen e simboleve kombëtare dhe është akuzuar për vrasjen e ushtarëve në kufi, ka provokuar një lëkundje të fortë në marrëdhëniet me Greqinë.
Si kundërpërgjigje, Micotakis organizoi një darkë me të gjithë liderët e rajonit, por duke lënë jashtë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Sipas grekëve dhe sipas opozitës shqiptare, Beleri mbahet në burg padrejtësisht, pasi akuza e blerjes së votave është e stisur.
It is so sad to watch our beautiful neighbouring country constantly suffer from wildfires, while the brave Greek people and all of them in uniform fighting against such devastations deserve our full solidarity and profound admiration????????❤️???????? pic.twitter.com/nr5sMwnBzU
— Edi Rama (@ediramaal) August 22, 2023