AKTUALITET, 10 Gusht 2023, 08:54

Greqi, sherr mes shqiptarëve, plagoset me armë 51-vjeçari

Greqi, sherr mes shqiptarëve, plagoset me armë 51-vjeçari

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri pas një sherri të ndodhur me bashkëkombas të tij në Greqi.

Protothema shkruan se sherri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në vendin e quajtur Limani i Lakës në ishullin Paxos.

Ndër të tjera në media thuhet se fillimisht dy bashkatdhetarët kanë debatuar, më pas janë përleshur fizikisht derisa sherri ka degraduar në nxjerrjen e armës dhe plagosjes rëndë të 51-vjeçarit.

Ai i dërgua në spitalin e Igumenicës në gjendje të rëndë, ndërsa policia po kërkon në ishull për të arrestuar autorin e dyshuar.

Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, por policia thotë se ngjarja mund të jetë larje hesapesh për borxhe të vjetra mes autorit dhe të plagosurit, ose edhe pista e hakmarrjes për ndonjë ngjarje më të hershme mes dy shqiptarëve.