AKTUALITET, 9 Janar 2023, 10:43

Grabitja e Rinasit, shtyhet seanca gjyqësore për Talo Çelën

Grabitja e Rinasit, shtyhet seanca gjyqësore për Talo

Gjykata e Posaçme, ka shtyrë seancën për super të kërkuarin Talo Çela. Arsyeja e kësaj shtyrje seance është bërë mungesa e dy anëtarëve të turpit gjykues në Gjykatën e Posaçme.

Seanca e ardhshme do të jetë më 25 janar. Talo Çela akuzohet për super grabitjen e ndodhur më 9 prill të vitit 2019 në Aeroportin e Rinasit, ku u vodhën miliona euro në një avion.

Talo Çela vijon që të jetë ende i lirë. Disa operacione për arrestimin e tij kanë dështuar. Ai cilësohet një nga njerëzit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të; vrasje, grabitje, etj.