AKTUALITET, 8 Dhjetor 2022, 18:19

Emri/ Kapet me snajper dhe shotgan në portin e Durrësit

Emri/ Kapet me snajper dhe shotgan në portin e Durrësit

Ditën e enjte u arrestua një person në portin e Durrësit, pasi pas kontrollit të ushtruar nga policia iu gjet një arsenal armësh.

Burime për Abc bëjnë me dije se, personi i arrestuar është Selman Lajçi nga Kosova. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij u gjet një snajper, një shotgan dhe një pistoletë.

Menjëherë pas kontrollit është bërë arrestimi i personit.