TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sasi droge është kapur ditën e sotme në burgun e Drenovës në Korçë.
Gjatë kontrolleve, një të dënuari i janë gjetur gjashtë doza të dyshuara kanabis.
Sipas informacioneve të siguruara, dozat i janë gjetur të dënuarit Kristaq Izet brenda qelisë ku vuan dënimin për veprën penale “vjedhje”.
Policia e burgut ka arritur tja gjejë këtë sasi në gojë, gjatë përpjekjes së të dënuarit për ta fshehur.
Ndërkohë kanë filluar hetimet nga SHKB e burgjeve për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe se si kjo sasi u gjet brenda këtij institucioni.