AKTUALITET, 8 Dhjetor 2022, 21:14

Harruan hekurin ndezur, përfshihet nga flakët një fasoneri në Tiranë. Policia nis hetimet për ngjarjen

Harruan hekurin ndezur, përfshihet nga flakët një fasoneri
Foto ilustrim

Një fasoneri në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Freskut” në kryeqytet.

Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një hekur rrobash që është harruar ndezur nga punonjëset e fasonerisë.

Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale. Tashmë policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje.