TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në mbarim të mandatit të ambasadores Yuri Kim, Departamenti amerikan i Shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit.
Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve diplomatike, thotë se besohet që zëvendësi ambasadores Kim mund të jetë David Kostelanick.
Kostelanick është një njohës i mirë i çështjeve ruse.
Për momentin, ai është drejtor në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ardhja e ambasadorit të ri konfirmohet nga një mesazh publikuar në Twitter prej Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku thuhet se “për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht".