AKTUALITET, 8 Maj 2022, 20:00

Goditi me thikë dy vëllezërit, arrestohet 43-vjeçari në Sarandë

Goditi me thikë dy vëllezërit, arrestohet 43-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar për krime ndaj personit.

Plagosi me thikë 2 shtetas dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari Ibrahim Duda.

Njoftimi

 Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, pas një pune të pandërprerë dhe të mirorganizuar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Four”, në lagjen nr.4 Sarandë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

– I. D., 43 vjeç, banues në lagjen nr.4, Sarandë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 24.04.2022, në lagjen nr.4 Sarandë, në rrugën “Mitat Hoxha”, ku shtetasi I. D. ka plagosur me armë të ftohtë (thikë), shtetasit K. G., 17 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.