AKTUALITET, 4 Tetor 2025, 15:50

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha: Në zgjedhje do futemi, por emër për Tiranën nuk kemi ende

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha: Në zgjedhje do

Pas përfundimit të takimit me dyer të mbyllura të Kryesisë së PD, Sali Berisha tha se nuk kanë një emër kandidati për bashkinë e Tiranës.

Ai tha se në zgjedhje PD do futet, por ende nuk kanë konkluduar në një emër të caktuar.

“Nëse nuk del asnjë, janë të pavarurit e propozuar nga partitë”, tha Berisha nëse nuk do të ketë “vullnetar” të pavarur për garën përballë Ogerta Manastirliut nga PS.