AKTUALITET, 4 Tetor 2025, 13:16

Dyshohej se do të përdorej në një atentat? Misteri i makinës së shkrumbuar nga zjarri në Tapizë, policia nis hetimet

Dyshohej se do të përdorej në një atentat? Misteri i

Policia e Fushë Krujës dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për makinën që u gjet e djegur mbrëmjen e kaluar në zonën e Tapizës në Krujë, brenda të cilët u gjetën 2 automatikë.

Paraprakisht ka dyshime se ka pasur përgatitje për atentat, ndërkohë deri më tani nuk ka raportime për ngjarje në zonën e Krujës.

“Me datë 03.10.2025: rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”. Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, informoi policia më herët.