AKTUALITET, 4 Tetor 2025, 13:52

Prezantohej si punonjës i forcave speciale të Policisë, arrestohet 43-vjeçari që nuk kishte përfunduar dënimin

Prezantohej si punonjës i forcave speciale të Policisë,

Policia e Tiranës, forca e komisariatit numër 3 kanë vënë në pranga një 43-vjeçar, i cili akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, teksa nuk ka kryer dënimin e dhënë.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim 43-vjeçarin Klodjan Gjikdhima, teksa ishte është arrestuar nga policia, në vitin 2023, në kuadër të operacionit “Speciali”, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, si dhe prezantohej me dokument të falsifikuar, si punonjës i forcave speciale të Policisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore, të kryera mdenjëherë pas marrjes së indicieve në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin “Skajet”, gjatë të cilit:
-u kap shtetasi K. Gj, 43 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ky shtetas është arrestuar nga Policia e Tiranës, në vitin 2023, në kuadër të operacioni “Speciali”, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, si dhe prezantohej me dokument të falsifikuar, si punonjës i forcave speciale të Policisë. Nga dënimi, 43-vjeçarit i duhet të vuajë 1 vit, 8 muaj e 15 ditë burgim;
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.