TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Politikanja suedeze Margareta Cederfelt, nga Partia e Moderuar, mbajti një fjalim në konferencën “Të bësh ndryshimin, nga influencues në vendimmarrës”, organizuar nga Partia Demokratike, ku theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të grave dhe të rinjve në proceset vendimmarrëse.
Ajo nënvizoi nevojën për analizë të vazhdueshme të proceseve: çfarë funksionoi, çfarë jo dhe si mund të përmirësohen përvojat në fazat e ardhshme.
Politikanja suedeze gjithashtu foli për çështjet që Suedia trajton në mbështetje të grave dhe të rinjve, si e drejta për abort, kujdesi shëndetësor, kundër gjymtimit gjenital dhe të drejtat kundër përdhunimit, duke theksuar se Shqipëria duhet të vendosë vetë prioritetet e saj në këto tema.
“Është e vështirë të them se nga ta nisni, sepse ajo që është e rëndësishme është që të filloni njëherë dhe të shihni se çfarë mund të bëni. Të llogarisni situatën përpara se të nisni, më pas të kuptoni situatën gjatë procesit dhe rezultatin, dhe këtë ta bëni të ditur. Gjithashtu, të bëni një vlerësim të asaj që keni bërë: çfarë nuk shkoi mirë, çfarë shkoi mirë dhe si mund ta çoni këtë përvojë në një fazë të dytë.
Suedia aktualisht po përfaqëson dhe po mbështet youth women, dhe një prej çështjeve që trajtohet është e drejta e grave për abort, kujdesi shëndetësor për trupin e tyre, kundër gjymtimit gjenital dhe për të drejtat e grave kundër përdhunimit. Këto janë ato çështje për të cilat po merremi. Këto janë çështje thelbësore që duan diskutim dhe janë tema që trajtohen në mbarë vendet. Shqipëria duhet të vendosë vetë se cilat janë çështjet më të rëndësishme që ka. Këtu jeni shumë gra, ka organizata të grave në partinë tuaj, jeni të përfaqësuara në Parlament dhe sigurisht ka shumë çështje që mund t’i trajtoni,” tha Margareta Cederfelt.