TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në seancën e sotme për procesin “Plumbi i artë” që po mbahet në GJKKO, po dëshmon bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase.
Ai është pyetur nga prokurori i SPAK, Behar Dibra për atentatin e vitit 2017 ndaj tregtarit të naftës Aredin Behari.
“Me Henrik Hoxhaj jam njohur nga një shok i përbashkët. Ky shtetas Viron Tavanxhiu na foli për një atentat që do i bëhej një personi në Fier.
Henriku kishte siguruar një makinë, armët dhe i ishin vënë në ndjekje këtij personi. Ditën e ekzekutimit Henriku më tha se porositësi e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë pse po e vononi atë punë.
I shkuam në lokal për ta qëlluar por u fut poshtë tavolinës e më pas brenda në lokal, nuk u futa më tej se isha pa doreza”, ka rrëfyer Tase.