AKTUALITET, 8 Mars 2024, 12:26

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për sekuestron e 39 hektarëve tokë të biznesmenit Pëllumb Gjoka

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për sekuestron e 39

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sekuestros ndaj disa pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

39 hektarë tokë truall do të vijojnë të qëndrojnë të sekuestruara, nën dyshimin se kanë rrjedhur nga paratë e krimit.

Gjoka u arrestua më 27 korrik pas zbërthimit të aplikacioneve Sky Ecc dhe Enchro Chat, bashkë me pesë persona. Ndërkohë nëntë persona të tjerë u shpallën në kërkim mes të cilëve edhe Ervis Martinaj.

Në mesazhet që biznesmeni Gjoka i dërgonte Behar Bajrit, dyshohet se i kërkonte të vritej Kleanthi Musabelliu, një ish punonjës policie duke ofruar 120 mijë euro në këmbim.