AKTUALITET, 28 Janar 2026, 15:14

Gjykata e Gjirokastrës cakton “arrest me burg” për Kelmend Kursa, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me të mitur

Gjykata e Gjirokastrës cakton “arrest me burg” për Kelmend

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin K.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, të parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Vendimi është marrë sot, më 28 janar 2026, gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në orën 14:00, ku trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Orinda Lloshi, pranoi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës duke vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës shtrënguese “arrest në burg”, sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.