TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fluks i madh lëvizjeje në hyrje në piken kufitare të Kakavijës. Mësohet se në pjesën greke radhët e mjeteve për të hyrë në Shqipëri janë pikasur që në orët e para të mëngjesit, duke krijuar deri në 4 kilometra radhë të automjeteve.
Pala greke punon vetëm me dy sportele në dalje dhe po kaq në hyrje.
Ndërsa pala shqiptare punon me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje.
Fluksi i madh i mjeteve është shënuar sot ne ditën e parë të fundjavës, që korrespondon me pikun e sezonit të pushimeve.