TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete, mëngjesin e sotëm në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, në Durrës.
Burime policore bëjnë me dije se trupi u gjet në anë të rrugës e menjëherë është njoftuar Urgjenca dhe u dërguar në spital.
Nga hetimet rezulton se 31-vjeçari ishte nga Shijaku dhe mëngjesin e sotëm nuk është ndjerë mirë dhe ka marrë makinën e është drejtuar për në spitalin e Durrësit. Pa u futur në Durrës, dyshohet se gjendja e tij është rënduar. Ka ndaluar mjetin e ka dalë nga makina. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.