TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtari shqiptar Arian Begaj është arrestuar nga policia greke për posedim të lëndëve narkotike. Ai është kapur bashkë me një 63-vjeçar grek dhe policia iu gjeti një kilogram hashash, një pistoletë dhe katër karikatorë të mbushur me fishekë.
Pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij janë kapur edhe 50 gram kokainë si edhe një sasi prej rreth 9 mijë eurosh.
Po ashtu, të arrestuarve u janë kapur dhe dy makina, dy peshore elektronike precize dhe katër celularë. Sipas mediave greke, këngëtari shqiptar i muzikës popullore jetonte në Artemida të Atikës dhe kishte leje qëndrimi në Greqi.

Policia beson se dyshja është përgjegjes për trafikun e sasive më të mëdha të hashashit dhe kokainës në territorin grek duke bërë edhe shpërndarjen e saj.