AKTUALITET, 20 Mars 2022, 22:44

Gjendet i pajetë 37-vjeçari në Yzberisht, policia: Dyshohet se është vetëvarur në banesë

Gjendet i pajetë 37-vjeçari në Yzberisht, policia: Dyshohet se

Një 37-vjeçar është gjetur i pajetë në Yzberisht. Kanë qenë familjarët e 37 vjeçarit që e kanë gjetur pa shenja jete në banesë.

Sipas policisë, dyshohet për vetëvarje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Petro Marko” në zonën e Yzberisht në Tiranë, ku shtetasi me inicialet S.K është gjetur i vdekur. Ndërkaq,  grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.03.2022, në rrugën “Petro Marko” në Yzberisht, është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. K., 37 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.