AKTUALITET, 19 Maj 2023, 12:47

Humbja e zgjedhjeve, Berisha paralajmëron: Do të kaloj në votëbesim

Humbja e zgjedhjeve, Berisha paralajmëron: Do të kaloj në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të kalojë në votëbesim pas humbjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Berisha u shpreh se opozita pësoi humbje për shkak të blerjes masive të votave.

“Bandat u bënë 1 dhe ishin tërësisht nën ombrellën e policisë. Jo vetëm që nuk mori masa, por bëri inskenime të turpshme për opozitarët në një kohë kur kamionit me euro qarkullonin në krahun e narkoqeverisë kundër zgjedhësve”, theksoi ish-kryeministri.

Sali Berisha: Kanë kryer veprime terrorizuese ndaj zgjedhësve dhe qytetarëve. Bandat u bënë 1 dhe ishin tërësisht nën ombrellën e policisë. Jo vetëm që nuk mori masa, por bëri inskenime të turpshme për opozitarët në një kohë kur kamionit me euro qarkullonin në krahun e narkoqeverisë kundër zgjedhësve.

Në Shkodër, eksponentët tanë u telefonuan nga banditët, u kërcënuan në mënyrën më të egër prej tyre. u ofruan gjer në 20 milionë për komisionerë, 10 mijë euro për komisioner.

Në Lezhë, nën mbrojtjen e policisë atje, bandat shpërndarë para e terror gjatë gjithë natës në zona të ndryshme të Lezhës. Janë të filmuara duke makinat e bandave dhe policisë që rrinë në anën tjetër për të garantuar veprimtarinë e tyre kriminale.

Bandat në Peshkopi ishin në mbrojtjen e Ballukes që shoqërohej me banditë. Nga hoteli i Ymer Lalës drejtonte veprimtarinë e tyre.

Bandat e kthyera nga Dubai, në Durrës e rrethe të tjera, në Elbasan diktuan nën mbrojtjen e policisë vullnetin e qytetarëve,.

Eksponentë të PD-së u bënë pre e atentateve të organizuara për eliminimin e tyre, në Vuan e Dejës, Lezhë etj.

Bandat pushtuan qendrat e votimeve siç është rasti i Velipojës. Në Mamuarras shpërndanë deri në 600 euro të gjitha haptas se kishin mbrojtjen e narkopolicisë.

Në Nikël vrasës e trafikantë bllokuan qendrat e votimit, vunë në presion komisionerët. Kurse narkopolicia arrestonte një person në makinë dhe mashtronte se ai po blinte vota, kur nuk kishte as edhe një qindarkë me vete.

Pavarësisht se s’kishte asnjë qindarkë, policia informoi se u kap duke blerë vota.

Kjo për të krijuar zhurmën për blerje votash nga opozita dhe jo qeveria.

Edhe atë ditë, edhe sot iu them se numri i policisë ndaj çdo lloj thirrje, janë bërë qindra thirrje nga opozitarët për probleme të ndryshme, ose nuk përgjigjej ose u thoshte paraqiteni me shkrim ankesën.

Në një kohë kur qendra e votimit ishte e pushtuar, nuk lejohej të futej vëzhguesi i autorizuar. Nuk lejohej se e kishin pushtuar bandat dhe policia thoshte paraqiteni me shkrim.

Ky është aspekti policesk, por iu them se një aspekt tjetër më u shëmtuar ishte roli i administratës publike.

Si kurrë ndonjëherë, administrata u kthye në një lloj policie politike e procesit elektoral.

Janë vendosur në kundërshtim me ligjin, janë vendosur qindra punonjës bashkie që do numëronin votat për kryetarin apo ish kryetarin e tyre.

Qindra punonjës të administratës me urdhra janë vendosur komisionerë në qendrat e votimit. Ndonëse antiligjor nuk është ky aspekti më i shëmtuar, por qëndrimi i zyrtarëve si gardianë në afërsi apo tek qendra e votimit. Presioni që kanë mbarë 1 muaj rresht mbi punonjësit e tjerë, kërcënimet që kanë shpërndarë nëpërmjet punonjësve, dërgoheshin mesazhe në tatime e dogana.

“Nëse shkon ti në votime dhe punonjësit e tu do përballesh me këto pasoja”, ishin mesazhet drejtuar biznesmenëve,

Drejtoreshës së shkollës nëse nuk sjell votat, shkarkohesh nga puna, Kanë nisur që sot shkarkimet ndaj atyre që nuk u përgjigjen.

Eksponentë të administratës u sollën në mënyrën më antiligjore.

Si terrorist është sjellë kushëriri i Ballukes në Peshkopi, Klosi u vërsul me tërbim ndaj bizneseve në një inspektim të përgjithshëm.

Të njëjtën gjë kanë bërë në Sarandë, Libohovë, Këlcyrë dhe në një seri bashkish të tjera. Kurrë ndonjëherë në historinë e vendit, administrata shtetërore nuk kanë mbajtur këtë qëndrim.

Solla këtu stil Putin të këtyre zgjedhjeve, që u gërshetua me karakterin e shteti mafioz.

Industria e blerjes së votës ishte në pronë të narkoqeverisë dhe narko trafikantëve, të oligarkëve.

Partia e Doshit është tullumbacja më e madhe e këtyre zgjedhjeve, e drejtuar nga një njeri që nuk flet me gjuhën e politikës por të parave. Rama e ka përdorur këtë.

Shikoni rezultatin e PSD, dëshmia më e zezë dhe e turpshme e blerjes së votës.

13 milionë euro ka fituar me një ndërmarrje nga buxheti i shtetit Tom Doshi dhe ato sa të dojë Edi i kthen për votat në zarfa. Vota për Doshin, është e blerë. Se kam parë kurrë të bëjë fushatë, bëri darkë për Nikulajn dhe tha që Berisha donte ta politizonte.

Darka e tij ishte të sulmonte Berishën, e vetmja fushatë e aleatit kryesor të Tom Doshi ishte sulmi ndaj meje, pastaj para, para, para. Shpërndarësi kryesor i parave është Rama.

Nëse shkoni në Mamurras dhe pyesni qytetarët, si votuat, të shkojë në Klos. Ndjej keqardhje të thellë kur përpiqen të injorojnë aktet e blerjes masive. Janë mbledhur kartat e pensionistëve sepse do u duhen për shpërblimin 2 javë para, të invalidëve. Kemi dokumente, nuk bëjmë asnjë sulm të padokumentuar.

Do vazhdojmë të mbledhim dokumenta në strategjinë e shpallur nga ne për mbrojtjen e votave.

Së fundmi, për të gjithë ata që mendojnë se denoncimi për kontrollin e vullnetit të qytetarëve vjen si alibi për karrige, u them që ky problem është i zgjidhur me statutin e PD-së.

Do kalojë në votëbesim. Nuk kam nevojë për alibi sepse statuti do të zbatohet pikë për pikë. E gjithë përpjekja ime për të sjellë para publikut blerjen e votës së qytetarëve bëhet si detyrim ndaj demokracisë.

Ky denoncim duhet të jetë sot kryefjala e gjithë shoqërisë. Nuk ka të ardhme kjo shoqëri pa zgjedhje të lira.

U bëj thirrje shqiptarëve përbuzeni këtë propagandë që bëhet ndaj jush, që bëhet me paga marramendëse. Pasi bleu zgjedhjet kërkon të shesë mashtrimin e saj.