AKTUALITET, 19 Maj 2023, 12:02

Dyshohet se grabiti postën private, zbardhet dëshmia e të riut: Më duheshin paratë për kurimin e babait! Gjykata e lë në burg

Dyshohet se grabiti postën private, zbardhet dëshmia e të riut:

27-vjeçari me iniciale O.M, që dyshohet se grabiti nën kërcënimin e thikës postën private në Tiranë, ka deklaruar se paratë i duheshin për kurimin e babait të tij.

Ai ka thënë se nuk ka gjetur asnjë mënyrë tjetër për t’i ardhur në ndihmë dhe ka vendosur të kryejë aktin e rëndë.

“Kam babanë në gjendje të rëndë. Nuk gjeja mënyrë tjetër për ti ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private”, mësohet të jetë shprehur ai.

Deklarata e tij nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues që ka vendosur ta lënë në burg 17 vjeçarin. Ai u vu në pranga disa orë pasi kreu grabitjen.

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku 27-vjeçari, pasi mori një shumën e parave të xhiros ditore, përkatësisht 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund, u largua me motor.