AKTUALITET, 19 Maj 2023, 12:24

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ja për çfarë akuzohet

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese,

Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) kërkon 1 vit burg për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Ai, dyshohet se ka fshehur në deklarime një apartament të ndodhur në kompleksin “Ormars”, Kryemëdhenj, Golem, si dhe akuzohet se ka bërë deklarim të rremë të burimit të krijimit të apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 146 m2, lidhur me një hua të marrë nga kunati i tij. Për 10 mijë euro të marra hua nga Bashkim Dedja sipas SPAK, nuk justifikohen nga personi që ia ka dhënë.

SPAK e akuzon Dedjan për 'fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë'. 

Hetimi për Dedjan nisi në maj të vitit 2020 me dyshimin se kishte fshehur pasurinë. Pas hetimit rezultoi se Dedja kishte në pronësi prona dhe pasuri të patundshme që nuk i justifikonte si dhe i kishte vendosur në emër të familjarëve të tij.

Bashkim Dedja u caktua si pjesë e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010, ndërsa në vitin 2013 mori drejtimin e Kushtetueses, post që e mbajti deri në vitin 2018, kur u shkarkua nga detyra pasi nuk kaloi dot shkallët e Vettingut.

Ishte KPA, (Kolegjit i Posaçëm i Apelimit), që vendosi shkarkimin përfundimtar të tij nga detyra.