AKTUALITET, 11 Maj 2025, 08:10

Nis zyrtarisht procesi i votimit, qendrat e votimit do të jenë hapur deri në orën 19:00

Nis zyrtarisht procesi i votimit, qendrat  e votimit do të jenë hapur

Pas një muaji shumë intensiv me fushatën elektorale dhe 24 orë heshtje zgjedhore, qytetarët shqiptarë u drejtohen sot qendrave të votimi për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë, ndërsa 2.046 kandidatë garojnë për 140 vende në Parlament. 3.713.761 qytetarët do t’u drejtohen sot 5225 qendrave të votimit në të gjithë vendit. Prej tyre, 114.642 qytetarë ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë.

Risi në këto zgjedhje parlamentare është vota e diasporës, ku për të zgjedhur për Parlamentin e ri janë regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.

Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.