AKTUALITET, 25 Dhjetor 2021, 15:10

Motoçikleta përplas këmbësorin në Elbasan, 60-vjeçari përfundon në spital

Motoçikleta përplas këmbësorin në Elbasan,

Një aksident është regjistruar në Elbasan, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10., në lagjen Luigj Gurakuqi.

Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet E. H., 20 vjeç, banues në Elbasan, drejtues i motoçikletës tip “DORIAN”, ka aksidentuar këmbësorin me inicialet N. B., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.