AKTUALITET, 25 Dhjetor 2021, 11:47

Tragjike/ Bie aksidentalisht nga pallati, humb jetën punonjësi 35-vjeçar në Tiranë

Tragjike/ Bie aksidentalisht nga pallati, humb jetën punonjësi

Një 35-vjeçar ndërroi jetë paraditen e sotme në zonën pranë sheshit “Shqiponja” në Tiranë pasi ra nga lartësia e një pallati ku ishte duke punuar.

Policia bën me dije se i riu ndodhej në katet e sipërme të ndërtesës ku punonte si çdo ditë, por për arsye ende të paqarta humbi ekuilibrin edhe ra në tokë duke pësuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 10:55 të paradites së sotme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.12.2021, rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi “Shqiponja”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. H., 35 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.