AKTUALITET, 7 Janar 2022, 14:38

Zetori del nga rruga në Maliq, plagoset shoferi 60-vjeçar

Zetori del nga rruga në Maliq, plagoset shoferi 60-vjeçar

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bregas të Maliqit.

Një zetor pa targa ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shoferi,  rreth 60-vjeç me iniciale R.E. Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

“Më datë 07.01.2022, rreth orës 12:50, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, një mjet zetor, pa targa, me drejtues shtetasin R. E., rreth 60 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.