AKTUALITET, 14 Janar 2022, 23:57

Skandali i prokurorisë/ Manipulohet identiteti i të arrestuarës për rrjedhjen e pagave. Mediat bien pre e informacionit të rremë

Një skandal brenda skandalit ka përfshirë prokurorinë shqiptare e cila afishoi me bujë emrat e të arrestuarve për aferen e daljes së pagave të mbi 600 mijë të punësuarve shqiptarë. Njëra nga personat e dyshuar e cila u publikua me emër dhe me foto është edhe Eni Qirjako e cila akuzohet se në 6 episode ia ka kaluar përmes e-mailit zyrtar pagat e shqiptarëve Andi Agarait, ndërsa ky i fundit i fundit ia shiti për 20 mije lekë Klodian Sotës Sotës dhe Endi Ikonomit.

Skandali i prokurorisë/ Manipulohet identiteti i të arrestuarës

Por përpos dyshimeve për kamuflim gjurmësh për të mos lidhur skandalin politiko zgjedhor të patronazhistëve me atë të daljes së rrogave, tani ka ndodhur edhe një skandal tjetër.

Fotoja e publikuar e të arresturës Eni Qirjako nuk është e vërteta. Ajo i takon një shqiptarje tjetër, e cila punon prej vitesh si psikologe në Gjermani. Pra fotoja që gjithë publiku ka parë është fotoja e një qytetareje që është në punë të vet, ka jetën e saj private dhe faji i vetëm i së cilës, është se i ka besuar fotografinë e saj shtetit shqiptar, nga i cili ka marrë pashaportën. Fotoja që e asocion atë me një të arrestuar është foto e tërhequr nga sistemi Times.

Fillimisht kur u njoh me këtë fakt, Lapsi.al kujtoji se ky mos është një gabim i rëndomte i gazetarëve të kronikës i bërë nga shpejtësia. Pikërisht për këtë ne pyetëm tre katë kolegët tanë që e kanë publikuar foton. Por prej tyre mësuam se skandali është disa fish më i madh. Fotoja e psikologes shqiptare në Gjermani është pjesë e dosjes së prokurorisë.

Pra ajo ka dalë dhe është shpërndarë prej saj.

A kemi këtu të bëjmë me një nga ato gafat e përheshme të drejtësisë shqiptare që ka ndodhur shpesh të arrestojë dhe të vdekur? A kemi këtu të bëjmë me një mungesë ulëritëse profesionalizmi që për një person që e mbajnë në burg, prokurorët e ngatërrojn ë me dikë tjetër?

Apo e gjitha kjo është pjesë e një manipulimi që një drejtësi politike e bën për të daravitur çështjen e vjedhjes të të dhënave personale që aq shumë i djeg kësaj qeverie. Pikërisht kjo mbetet të shikohet.

Të premten në një deklaratë për mediat drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka treguar publikisht pistat e hetimit ku është përqendruar deri më tani prokuroria për skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë.

Pas këtij komunikimi u shpërndanë dhe fotot e personave të arrestuar për skandalin e publikimit të pagave të shqiptarëve. Bëhet fjalë për dy specialistët e IT, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj si dhe Klodian Sota e Endi Ikonomi. Këta dy të fundit janë dy punonjës të kompanive private që i kanë blerë të dhënat e shqiptarëve. Dy prej tyre akuzohen se shpërdoruan detyrën dhe dy të tjerët se ushtruan korrupsion duke blerë të dhënat personale të 650 mijë qytetarëve për vetëm 20-30 mijë lekë të reja./Lapsi.al