TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Gramshit. Land Tafa, 40-vjeç ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë në momentin kur është aksidentuar pasi ka humbur kontrollin.
Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Gramshit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Por për shkak të gjendjes së rënduar mjekët janë detyruar ta dërgojnë atë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidentit të rëndë, ndërkohë që pritet reagimi i policisë për zbardhjen e plotë të tij.