TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deri në mesditë kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor të cilat do të paraqiten me vranësira disi më të dendura. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë në pothuajse të gjithë vendin deri vonë në mbrëmje ku pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C.
Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor; duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.