TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë ditën e nesërme në qytetin e Kuçovës, aty ku do të zhvillojë ‘Foltoren’ e radhës.
Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, ish-lideri i PD-së, njofton se takimi do të zhvillohet në ambientet e kinemasë së qytetit, aty ku pret demokratët e qytetit.
NJOFTIMI:
“Neser diten e enjte me daten 25 nentor ne ora 17:00 ne Kinemane e qytetit Kuçove do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj te gjithe demokratet dhe demokratët e Kuçoves te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!”
Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?
Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”.
Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakonshëm kundër Bashës në 11 dhjetor.
Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 dhjetor.