TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agron Shehaj ditën e sotme ka mbledhur konventën themeluese të Partisë Mundësia në Pallatin e Kongreseve. Gjatë fjalës së tij Shehaj u shpreh se qëllimi i kësaj partie është që Shqipëria të pasurohet. Ai më tej shtoi se ekonomia është prioritet i projektit të tyre politik dhe se zgjidhja e çdo problemi kalon nëpërmjet rritjes ekonomike.
Shehaj tha se shqiptarët kanë ikur nga vendi për të mos u kthyer pasi nuk shikojnë sigurinë ekonomike në Shqipëri. Ai theksoi se Shqipëria vijon të jetë në varfëri pasi sipas tij rritja ekonomike ka qenë minimale.
"Shqipëria duhet të pasurohet, ky është qëllimi ynë. Dhe e zgjidhja zgjidhje vjen përmes rritjes ekonomike. Ekonomia, Ekonomia, Ekonomia. Ky është prioriteti i projektit tonë politik. Zgjidhja e çdo problemi kalon nëpërmjet rritjes ekonomike. Nëse nuk do të fitojmë më shumë, nëse nuk mund ti japim fëmijëve një jetë më të mirë, shqiptarët do të vazhdojnë të largohen.
Shqiptarët që kanë ikur nuk kanë për tu kthyer kurrë në Shqipëri nëse nuk shikojnë këtu mundësitë dhe sigurinë ekonomike. Dhe që kjo të ndodhe, ekonomia duhet të rritet me ritme të larta. Shqipëria vijon të jetë një vend i varfër sepse rritja ekonomike ka qenë minimale, gjithmonë më poshtë se rajoni, vetëm një rritje mund të nxjerrë Shqipërinë nga varfëria," tha Shehaj.
Ai shtoi se partia e re do t’u kthejë shpresën shqiptarëve dhe se do të jenë parti mundësish ku njerëzit do të ndihen të përfaqësuar.
“Do të kthejmë shpresën tek shqiptarët. Do të ngremë një parti politike europiane, të ndershme, eficente, të jashtëzakonshme. Një parti që siç ka emrin ashtu do të jetë. Një parti mundësish. Një parti ku njerëzit do të ndihen të përfaqësuar.
Do të shkojmë drejt zgjedhjeve me bindjen se ne do të sjellim ndryshimin. Se ne do të krijojmë mundësi për të gjithë. Ne nuk do të dorëzohemi. Ne do të luftojmë modelin e vjedhjes së mundësive deri në fund. Ne do të luftojmë korrupsionin dhe padrejtësitë çdo ditë. Ne do të luftojmë për vendin tone çdo ditë dhe çdo natë. Së bashku do t’ia dalim. T’ju japim shqiptareve atë qe ju takon, mundësitë e mohuara, për një jetë më të mirë në shtëpinë e tyre”, deklaroi Agron Shehaj.