TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestuesi i arrestuar, me inicialet S.B., është liruar nga qelia. 49-vjeçari u arrestua për hedhje molotovi gjatë protestës së fundit të opozitës para bashkisë së Tiranës. Mësohet se Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit në shtëpi për protestuesin.
49-vjeçari, banues në Thumanë kur u arrestua akuzohej për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë. Ndalimi i tij erdhi më datë 8 maji, një ditë pas protestës së 7 majit të opozitës para bashkisë.