AKTUALITET, 1 Qershor 2024, 12:04

Agron Shehaj themelon partinë Mundësia: T’i japim mundësi të gjithëve

Agron Shehaj themelon partinë Mundësia: T’i japim mundësi

Agron Shehaj ka mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve konventën themeluese të Partisë Mundësia.

“Për të gjithë ata që kërkojnë të përfaqësohen nga një parti e djathtë. 

Për të gjithë ata që kërkojnë të përfaqësohen nga një parti e re, moderne, Europiane, meritokratike. 

Për të gjithë ata që kërkojnë të shohin nga e ardhmja, Partia Mundësia është shtëpia juaj.

Tani jemi këtu, në këtë sallë, me mijëra bashkëthemelues të Partisë Mundësia.  

Pavarësisht mosbesimit, sot jemi bashkuar për të bërë realitet një parti të re politike që në ka munguar në këto 30 vjet. Një parti që ka si qëllim; kryesor dhe të vetëm; t’i japë mundësi të gjithëve. ” – u shpreh Shehaj.