TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasi kanë festuar festat me familjarët e tyre, ditën e sotme ka nisur kthimi i shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Gjatë orëve të pasdites, fluksi i lëvizjeve ka qenë i lartë, aq sa pala shqiptare po punon në dalje drejt vendit fqinj me pesë sportele, dy prej të cilëve janë për mjetet e tonazhit të rëndë, ndërsa në hyrje po punohet me dy sportele.
Në kushtet e një fluksi të shtuar lëvizjesh, përfaqësues të Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë kanë zhvilluar një takim me homologët grekë, të cilëve u kanë kërkuar shtimin e një sporteli, me qëllim përpunimin sa më të shpejtë të kontrolleve policore në të dy anët e kufirit.
Nga ana tjetër, pala shqiptare i ka kërkuar policisë së vendit fqinj që, herë pas here, të punohet edhe me procedurë të përshpejtuar për shtetasit që posedojnë pasaporta dhe karta identiteti të vendit fqinj.
Sipas autoriteteve tona kufitare, ky fluks është i pritshëm, pasi hyrjet gjatë festave të fundvitit nga Greqia drejt Shqipërisë kanë qenë të larta. Gjithashtu, Policia Kufitare u bën thirrje shtetasve shqiptarë që të mos i lënë ditët e fundit për rikthimin në vendet e punës, por të udhëtojnë më herët, duke shfrytëzuar gjithë orarin e ditës, për të shmangur sa më shumë radhët e gjata.