TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në orët e para të mëngjesit deri në mesditë vendi ynë do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.
Ndërsa në vijim vranësirat do të zhvillohen në të gjithë vendin, duke sjellë në mesditë dhe pasdite reshje shiu në pothuajse të gjithë territorin. Mbrëmja dhe nata parashikohet të sjellin rrebeshe shiu në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 9 gradë celsius deri në 33 gradë celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.