AKTUALITET, 12 Gusht 2022, 18:18

Plagosja e punonjësit të IMT-së, policia: Ja si ndodhi ngjarja

Plagosja e punonjësit të IMT-së, policia: Ja si ndodhi ngjarja

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për plagosjen e punonjësit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Ilirjan Gavelli 52 vjeç. Sipas policisë, autori i ngjarjes, Qani Muça 55 vjeç ka plagosur me armë punonjësin, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI

Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar.

Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52 vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.