TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”.
Burime bëjnë me dije se, një shtetas ka plagosur me armë zjarri në bark, një punonjës të I.M.T-së, i identifikuar si Ilirjan Gavelli, rreth 50 vjeç, që sapo kishte përfunduar zbatimin e një vendimi. Ky i fundit u dërgua në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve.
Autori i identifikuar si Qani Muça u kap nga shërbimet policore, ndërsa po punohet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.