AKTUALITET, 18 Prill 2025, 14:12

Shtyja e seancës për dosjen Partizani, Gjokutaj: Mungonte avokati Neziri! Në funksion të një mbrojtjeje efektive, duhej të ishte patjetër i pranishëm

Shtyja e seancës për dosjen Partizani, Gjokutaj: Mungonte avokati

Avokati mbrojtës i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, pas shtyrjes së seancës paraprake në GJKKO ndaj ish-kryeministrit, është shprehur se u bë për shkak të mungesës së avokatit Neziri.

Gjokutaj tha se janë pretendimet e fundit që po jepen, ndaj për një mbrojtje efektive, ai duhet të jetë patjetër i pranishëm. Por ai mungoi në seancë për arsye shëndetësore.

“Ju e dini që prokurorët nuk kanë dhënë ndonjëherë përgjigje. Kanë kodin e heshtjes kur flasim ne. Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit Neziri, për arsye shëndetësore. Janë pretendimet e fundit dhe ai i ka gati konkluzionet. Në funksion të një mbrojtje efektive ai duhet të jetë i pranishëm dhe u shty për 23 prill. Afati 30 ditor i parashikuar kur është bërë Kodi i Procedurës. Seanca nuk është komplekse, por nuk ka asnjë provë”, tha Gjokutaj.

I pyetur nëse më 23 prill do të ketë një verdikt, ai pohoi duke thënë: “Data kur unë mendoj se do të përfundojë seanca paraprake. Besoj dhe shpresoj që gjykata të marrë kohën e saj për të dhënë një vendim. Në 6 muaj seanca paraprake të jepet vendimi më 5 minuta, nuk është serioze dhe as profesionale.”