TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident tragjik ka ndodhur në Tapizë, ku një 33-vjeçar ka përplasur automjetin e një 69-vjeçareje, e cila si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe është konfirmuar nga policia e Krujës. Shoferi, shtetasi V. Z., është arrestuar nga autoritetet dhe po mbahet në izolim, për shkak të përplasjes që çoi në fatalitet.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin V. Z., 33 vjeç, pasi dje, në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja L. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën.", sqaron policia.