AKTUALITET, 3 Nëntor 2025, 17:46

Ermal Dredha i rikthehet diplomacisë, ish-kryebashkiaku emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

Ermal Dredha i rikthehet diplomacisë, ish-kryebashkiaku emërohet

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës është emëruar ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Me postin e ri, Dredha i rikthehet diplomacisë, përpara se të emërohej kryetar bashkie në Vlorë.

Nga viti 2016 deri në vitin 2023 Ermal Dredha ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ermal Dredha dha dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës në shtator të këtij viti, pas 2 vitesh në detyrë.