AKTUALITET, 12 Qershor 2025, 17:48

Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën Shtetërore 2025, ja ku mund t’i shikoni notat

Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, pjesë e detyrueshme e Maturës Shtetërore 2025. Lajmi është bërë i ditur edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale.

Maturantët mund të konsultojnë notat e tyre në dokumentin zyrtar të publikuar nga QSHA.

Provimi i Gjuhës së Huaj është një nga komponentët kryesorë të Maturës Shtetërore dhe përfshin gjuhët e përzgjedhura nga nxënësit, kryesisht anglishten, frëngjishten, gjermanishten, apo italishten.

Ministria e Arsimit ka bërë thirrje që çdo maturant të verifikojë me kujdes rezultatin e publikuar dhe të ndjekë udhëzimet për ankesat, nëse ka nevojë.

https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2025/06/Publikimi-i-Rezultateve.pdf?fbclid=IwY2xjawK3zulleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFFSkJLTTdRUW8zM3ZkT1AwAR6TDFaUxDZJwlicsndLwnlu_Cv6ZP1kdw6lXQSFm4m57O6rb0G805AGcQKtGA_aem_266575liSQdZCYFcabLtCg