TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është betuar sot si kreu i Bashkisë së Dibrës, Rahim Spahiu, gjatë mbledjes së parë të Këshillit Bashkiak në Peshkopi.
Në fjalën e tij para këshilltarëve dhe qytetarëve dibranë Spahiu tha: “Uroj shumë suksese për organet drejtuese të Këshillit, duke i grantuar se bashkëpunimi me ata dhe me të gjithë anëtarët, pa asnjë dallim ngjyre dhe sigle, do të jetë i hapur, i vazhdueshëm dhe konstruktiv në dobi të komunitetit!Thellësisht mirënjohës çdo votuesi dhe qytetari dibran për besimin, besim i cili nga sot përkthehet në shumëfish përgjegjësi për t’ju shërbyer e punuar siç e meritojnë! Na priftë e mbara!”.
Kryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh mjekja Irini Shehu, ndërsa mbledhja vijoi me zgjedhjen e nënkryetarëve të këshillit bashkiak dhe anëtarëve të këshillit të Qarkut Dibër.