TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çdo fillim i ri është i vështirë. Nisja e vitit të ri shkollor është një sfidë për fëmijët, pasi dikush ka lënë kopshtin e duhet të përshtat me një regjim të ri që nga orët mësimore e deri tek detyrat e shtëpisë. Ndërsa për të tjerët që janë më të rritur, është më e lehte edhe pse vijnë nga pushimet e gjata e verore. Por të gjitha këto përgjegjësi të reja për fëmijët nuk sjellin dëm, por dobi për zhvillimin e tyre.
Shkolla tek fëmijët e klasës së parë nuk luan vetën një rol edukativ, por edhe psikologjik pasi ngarkesa me detyra shtëpie forcon edhe më tepër marrëdhëniet familjare, ku më i rritur do të kujdeset për më të voglin që po hedh hapat e para drejt botës së dijes.
Përshtatja me mjedisin e shkollës është më e lehtë për ata fëmijë të cilët kanë frekuentuar që në moshë të hershme institucionet arsimore si çerdhe apo kopshte.
Socializimi me shokët e klasës dhe respekti për figurën e mësuesit tek këta fëmijë është i menjëhershme, pasi këtë rol më parë ata e kanë ndeshur tek edukatorja e kopshtit.