AKTUALITET, 28 Shtator 2024, 14:27

“Tempulli”/ Shpërndanin kanabis dhe heroinë, dy të arrestuar në Lushnjë

“Tempulli”/ Shpërndanin kanabis dhe heroinë, dy të

Dy persona, 27 dhe 46 vjeç, H. K., 27 vjeç, dhe K. K., janë arrestuar nga policia e Lushnjës në kuadër të operacionit antidrogë “Tempulli”, pasi shpërndanin kanabis dhe heroinë.

Sipas policisë, gjatë një kontrolli fizik në banesë, u gjetën doza të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe heroinë. Gjithashtu në telefonin e 46-vjeçarit u gjetën foto të biletave të basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një shumë parash që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari dhe 4 aparate celular.