AKTUALITET, 28 Shtator 2024, 13:52

Berisha: Burgosja e Salianjit, akt lufte. Nga data 6 tetor PD kalon në sulm. Protestë kombëtare e mosbindje civile deri në krijimin e qeverisë teknike

Berisha: Burgosja e Salianjit, akt lufte. Nga data 6 tetor PD kalon në

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike do të kalojë  në sulm nga 8 Tetori, datë kur është thirrur edhe protesta kombëtare.

Sali Berisha: Nga data 6 PD kalon në sulm, në një betejë të pandalshme, përqendron potencialet e saj në sulmin për qeveri teknike.

Mosbindja civile është një univers masash të përshkruara me hollësinë manuale të mosbindjes civile, do të përdoren të gjitha masat deri në realizimin e qëllimit të plotë deri në realizimin e qeverisë teknike.

Mosbindja civile është rruga me të cilën PD do të realizojë qëllimet e saj, nuk jemi për ato forma ekstreme.

Sali Berisha do të qëndrojë fuqishëm kundër këtij regjimi me bindjen e plotë se kjo betejë do të fitohet.

Lideri i opozitës përsëriti gjithashtu kërkesën për qeveri teknike, si kushtin e vetëm, sipas tij, për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 2025.

Sali Berisha: Arrestimi i deputetit Salianji është akt lufte ndaj nesh, por jo akti i parë i saj. Rama e shpalli me kohë luftë, që kur rrëmbeu flamurin e PD, më vuri në masën arrest me burg mua si kreun e PD, apo persekutoi Metën. Jam sot para jush për të deklaruar se PD do t’i përgjigjet këtij akti lufte me qëndresën më të fuqishme qytetare, me mosbindje civile, se kjo parti nuk shmang proceset zgjedhore e as kalon në klandestinitet por do të përdorë trimërinë e mijëra anëtarëve për t’i dhënë përgjigjen e meriuar mafies Rama-Xhafa, që të realizojë atë që në pamje të parë duket si mision i pamundur.

Do të realiojmë përmbysjen e kësaj ngrehine droge e krimi. Do të sigurojmë zgjedhje të lira me qeveri teknike. O sot o kurrë, demokratët janë të ftuar t’i përkushtohemi me çdo gjë kësaj beteje vendimtare për fatin e PD, fatin e opozitës dhe pluralizmit e fitoren mbi krimin e mafies, vendimtare për fatin e Shqipërisë. 6 tetori do të jetë protestë kombëtare dhe mosbindje civile.