AKTUALITET, 28 Shtator 2024, 14:47

Bashkëshortja largohet nga banesa, 78-vjeçari denoncon në polici

Bashkëshortja largohet nga banesa, 78-vjeçari denoncon në

Një 78-vjeçar është paraqitur pranë Komisariatit të Pogradecit dhe ka depozituar një kallëzim.

Sipas komunikatës për shtyp, bëhet e ditur se i moshuari ka denoncuar largimin e bashkëshortes nga banesa që më datën 27 shtator.

Policia thotë se ka nisur hetimi për gjetjen e saj.

"Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi Z. L., 78 vjeç, i cili ka kallëzuar se në datën 27.09.2024, është larguar nga banesa bashkëshortja e tij. Po punohet për gjetjen e saj.", sqaron policia.