AKTUALITET, 28 Shtator 2024, 13:15

Emri/ Gjendet pa shenja jete 60-vjeçari në Gjirokastër, dyshimet e para

Emri/ Gjendet pa shenja jete 60-vjeçari në Gjirokastër,

Një 60-vjeçar ëhstë gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, në lagjen “Varrosh”, Gjirokastër.

Policia thotë se A. D., rreth 60 vjeç është gjetur pa shenja jete, teksa dyshohet se i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Informacione paraprake

Sot, rreth orës 09:30, në lagjen “Varrosh”, Gjirokastër, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi A. D., rreth 60 vjeç.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.