TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e forcave speciale të zhvilluar në vilën e Ervis Martinajt në Surrel.
Sipas Lalës, gjatë kontrollit në banesë nuk janë gjetur sende të kundraligjshme, por vetëm disa dokumente të cilat do të vlerësohen nëse i shërbejnë çështjes apo jo.
Po ashtu, Lala thekson se në banesë nuk ka pasur asnjë familjar të Martinajt, ndërsa theksoi se këto kontrolle do të përcaktojnë edhe fatin e hetimit tjetër, atë të Prokurorisë së Kurbinit.
“Operacioni ka nisur në orët e mesditës dhe ka përfunduar në mbrëmje. Gjatë kontrollit nuk ka pasur asnjë familja.
Aty nuk janë gjetur sende të paligjshme, por janë sekuestruar disa dokumente që të do vlerësohen nëse do ti shërbejnë apo jo çështjes
Këto kontrolle në një farë mënyrë përcaktojnë fatin e hetimit tjetër, atë të Prokurorisë së Kurbinit”, tha Lala për News24.