TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Evi Kokalari ka dashur ti përgjigjet ironisë së Gazment Bardhit, i cili i uroi fat Grupit të Rithemelimit, në "çlirimin e Shtëpisë së Bardhë nga presidenti Biden".
Në përgjigjen e saj, Kokalari i ka sugjeruar Bardhit, që të krijojë një grupim të ngjashëm me "Log Cabin America" dhe për ta realizuar këtë, të takohet me republikanët gay.
"Hey Gaz Bardhi, ndërkohë që ne çlirojmë Shtëpinë e Bardhë, pse nuk hap “Log Cabin Albania”? E di për çfarë flas; ‘gay republicans’ dua të them.
Jam gati të të prezantoj me kryetarin e Log Cabin America. E kam mik të mirë dhe është djal i përkryer.
Call me (më telefoni)", shkruan Kokalari.
"Log Cabin America", është një organizatë brenda Partisë Republikane në SHBA, që përkrah të drejtat e komunitetit LGBT+.
Gazment Bardhi nuk njihet si aktivist i të drejtave LGBT apo si një politikan që të ketë patur retorikë mbështetëse ndaj këtij komuniteti, ndaj është e qartë që statusi i Kokalarit është një përpjekje për ta intimiduar dhe sulmuar në sferën private, me mjete "extra politike".
